Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i plotë i personit.
Një tjetër sasi lëndësh narkotike është sekuestruar në Skrapar. Bëhet fjalë për 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Ndërkohë që menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet për dy shtetas, të cilët janë edhe banorë të zonës.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, kanë marrë informacion se në fashatin Stror, Skrapar, fshihet lëndë narkotike.
Menjëherë u organizua puna dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë zonë u konstatua se: Në një tunel, në pyllin e fashatit Stror, janë gjetur të braktisura 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Strukturat e Policisë Berat kanë filluar hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të dituar gjeneralitetet e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.