09:22 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

74-vjetori i Aviacionit Ushtarak, Pirro Vengu: Është koha të ringremë Forcën Ajrore, të rikthejmë Shkollën e Aviacionit

17:04 | 24/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
74-vjetori i Aviacionit Ushtarak, Pirro Vengu: Është koha të ringremë Forcën Ajrore, të rikthejmë Shkollën e Aviacionit

Ceremonia përkujtimore e 74-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar u zhvillua në ambientet e hangarit të sapondërtuar të helikopterëve Black Hawk në Bazën Ajrore të Farkës. Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Altin Kurti, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinand Dimo, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Aviacionit, si dhe familjarë të pilotëve dhe teknikëve.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi Vengu, theksoi rëndësinë e përgatitjes profesionale të personelit ushtarak, trajtimit të dinjitetshëm dhe investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, armatim dhe teknologji moderne për Forcën Ajrore.

“Objektivat tona fillojnë me kapitalin njerëzor dhe shkollimin. Shumë shpejt do të organizojmë një aktivitet që do të shënojë rithemelimin e Shkollës së Aviacionit, një hap kyç për të ardhmen e Forcës Ajrore,” deklaroi ministri.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të ketë rikthim të mjeteve fluturuese me krahë fikse dhe shtim të misioneve të dyfishta — që përfshijnë emergjencat civile, monitorimin dhe mbrojtjen kundërajrore — duke e cilësuar këtë të fundit si një komponent jetik që ka nevojë për rivëmendje strategjike.

Ministri Vengu nënvizoi se përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punës, trajtimit financiar dhe përfitimeve për personelin ushtarak do të vijojnë, në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s.

Nga ana e tij, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinand Dimo, theksoi se hangari i ri për helikopterët Black Hawk përfaqëson një investim të rëndësishëm në infrastrukturën moderne të FA, ndërsa kreu i Shoqatës së Veteranëve të Aviacionit, gjeneral brigade në lirim Astrit Jaupaj, falenderoi ministrin për mbështetjen e treguar ndaj ish-ushtarakëve dhe vlerësoi procesin e modernizimit të Forcës Ajrore.

Kjo ceremoni përkujtoi edhe fluturimin historik të parë të një avioni shqiptar, të kryer më 24 prill 1951 nga piloti Peço Polena – një moment kyç që shënoi fillesat e krenarisë dhe përkushtimit të Forcave Ajrore shqiptare në mbrojtjen dhe shërbimin ndaj vendit.

Pas

SHBA kundër gjobave të BE-së për “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

Para

Projekti “mes Semanit e Vjosës”/ Transformohet zona e Darzezës, pol i rëndësishëm turistik

Para
Projekti “mes Semanit e Vjosës”/ Transformohet zona e Darzezës, pol i rëndësishëm turistik

Projekti “mes Semanit e Vjosës”/ Transformohet zona e Darzezës, pol i rëndësishëm turistik

 



Të Fundit

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.