Në studion e FaxNews pasditen e sotme ka qënë Martin Biba, ish-drejtori i aeroporteve dhe sigurisë në AAC.
Si ish-drejtor ai ka folur për problemet që ka pasur aeroporti gjatë kohës së drejtimit të tij, ka komentuar grabitjen e Rinasit por gjithashtu si president i Federatës së Mundjes nuk ka lënë jashtë vëmendjës edhe sportistin Leonard Frroku, djali i ish-deputetit të partisë Demokratike, Fran Frroku.
Sipas tij siguria në aeroport është lehtësisht e kërcënuar dhe të gjithë përgjegjësit nuk janë duke e bërë punën e tyre siç duhet.
“Aeroporti është një autoritet operues i cili ka një organ drejtues shumë të fuqishëm për masat dhe standartet e sigurisë.Janë thyer të gjitha standardet dhe këto janë ngjarje shumë të rënda. Në një vend normal të gjithë instancat duht të shqetësohen, këtu jemi në një situatë që siguria nuk ka vijuar që nga maja e piramidës dhe prandaj degradon në të tillë formë. Ruajtja e perimetrit të aeroportit të Rinasit ka një procedurë, dhe nëse kjo procedurë do të zbatohet ngjarja do të parandalohej. Në këtë rast nuk ka funksionuar serioziteti I këtyre standardeve. Shteti nuk duhet ta lë sigurinë e aeroportit në dorë të koncesionarit, pa e kontrolluar qoftë dhe një herë të vetme, shteti duhet të kontrolloj.”
Biba ka vijuar dhe më tej duke u shprehur se ndoshta situate aktuale politike është duke ndikuar edhe në të tilla raste.
“Unë dua ta krahasoj pak me situaën politike, kjo do me thënë se kur hasim në të tilla situata atëherë siguria do të kërcënohet.Ata kanë bashkëpunuar duke përfituar nga situata në Rinas, duke përfituar nga kushtet e sigurisë.”
I pyetur se çfarë mendon për vendosjen e Forcave të Armatosura në aeroport për ruajtjen e sigurisë ai është shprehur se kjo është diçka jo e zakonshme dhe se përgjegjësia për këtë çështje është e Policisë së Shtetit.
“Është një fakt skandaloz, sepse siguria e aeroportit është përgjegjsi e Policisë së Shtetit. Nëse dorëzohet policia le ta marrë drejtimin e kësaj çështje Forcat e Armatosura dhe të shpallet gjendje e emergjencës. Por mendoj ëedhe njëherë që kjo çështe ka pasur shumë mundësi për t’u parandaluar sepse shërbimi I hetimit tatimor është mbyllur, si mundet një furgon të futet I manipuluar si I tillë?
Nëse ka dicka që nuk shkon, Autoritetit i Aviacionit Civil, po të ketë njerëz të aftë, që nuk I ka atëherë mund të ndryshoj situate. Kush nga këta zyrtarë që ruajn sigurinë e aeroportit ka dhënë një deklaratë lidhur me grabitjen? Prokuroria dhe organet investiguese le te bëjnë të tyren por duhet që merren përgjegjsitë. Nëse shteti është kthyer në një rëndëse për qytetarët dmth që nënpunësit qëndrojnë aty për të manipuluar provat. Edhe në këtë ngjarje është e njëjtë. Për mendimin tim protokollet në zyrat e shtetit janë kthyer në pronë të zyrtarëve.”
Ai ka treguar se gjatë kohës që ishte drejtor i AAC ka shprehur shqetësimin për kushtet skandaloze të sigurisë në aeroport.
“Pas ngjarjeve të vitit 2017, në 2018 jam shkarkuar politikisht, dhe kam deklaruar që siguria është në një standard skandaloz. Këta e kanë mendjen të vjedhin stilolapsa dhe dosje jo të punojnë për ktë vend.”
Gjithashtu në mbyllje të fjalës së tij Biba ka komentuar dhe lëndimin që ka marrë kampjoni i mundjes Leonard Frroku. Sipas tij qeveria, edhe pse parashikohet me ligj, nuk i ka arkorduar asnjë lekë të riut.
“Talenti i mundjes i 9 i botës dhe i 3 i Ballkanit, Leonardo, pësoj një aksident shumë të rëndë në tapet, gjatë luftës për medalje.
Është deklaaruar që i janë akorduar shuma parash për leondardon por nuk I është dhënë asnjë lekë edhe pse ai ka kaluar disa ditë në koma. Kjo është papërgjegjshmëri, Rama ka thën që I ka akorduar fond dhe në të vërtetë nuk I ka dhënë asgjë. Atë e ka ndihmuar Zoti vetëm. Ky shtet është fallco, është qeveri fallco, ata vetëm kan folur, vetëm fjalë kanë këta pushtetarë.”- përfundon Martin Bibaj
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1910364075729851/