Në Itali janë kapur nga policia në portin e Genovës 75 kilogramë kokainë. Nga ky aksion i policisë janë arrestuar 5 persona, 3 italianë dhe dy shqiptarë që cilësoheshin dhe si krerët e bandës së drogës.
Shqiptarët e arrestuar janë Nik Dauti 38 vjeç si dhe Artur Mahmutaj 37 vjeç. Italiani i arrestuar Massimo Rocca 45 vjeç, ishte dhe punonjës në port dhe nëpërmjet atij u bë i mundur zbulimi i gjithë bandës.
Ai konsiderohej përgjegjës pasi do të ndihmonte zbarkimin e drogës në port, ndërkohë që do të ndihmohej nga të tjerë pjesëtarë të bandës. (J.V/Faxweb)