Arben Shaqiri, 55-vjeç nga fshati Çukë ne Sarandë ka humbur jeten ditën e djeshme në lumin e Bistricës. 55-vjecari sapo kishte dalë nga burgu dhe ndodhej në gjendje të vështirë psikologjike si pasojë e problemeve familjare. Sipas rrëfimit të të birit 13-vjecar ai është vetëmbytur dhe më pas ka kërkuar ndihmë rreth ores 14:00, por fatkeqësisht i vetmi që e ka parë ka qen djali i tij i cili nuk ka mundur ta ndihmojë.
Familjarët kanë njoftuar policinë menjëhere por sic thonë ata nuk kanë marrë përgjigje në kohën e duhur. Kërkimet për trupin e Arben Shaqirit nuk kanë nisur ende, kjo edhe si pasojë e motit të keq në Sarandë.
Në mungesë të polumbarëve kërkimet për trupin e babait të 8 fëmijëve do të nisin nga vetë banorët dhe të afërmit të cilët deri më tani të frikësuar nga mori me shi kanë kontrolluar vetëm në anët e lumit të Bistrices.
Në shtëpinë e Arbenit kanë mbërritur të afërmit dhe presin të hapin dyert e mortit për kryefamiljarin, duke shpresuar në gjetjen e trupit të tij. Për Fax News familjarët shprehen të indinjuar dhe mendojnë se mungesa e veprimeve nga ana e institucioneve përgjegjëse lidhet me diskriminimin e komunitetit romë.
Discussion about this post