Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.M, vjeç 30, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 79 kg e 50gr, lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.
Gjithashtu ju gjet një armë zjarri, pistoletë TT, me një krehër me 7 fishekë.
(M.Q/Faxweb)