8 alpinistë nga Shqipëria janë ngjitur në majën më të lartë të Ballkanit, në malin Musala të Bullgarisë.
Bëhet fjalë për Ermir Hoxha, Ladi Hoxha, Klea Guxha, Dorena Dyrmishi, Sara Cela, Erindi Bejko, Oltiana Fusha dhe Arnold Lleshaj, të cilët kanë bërë të mundur që flamuri kuq e zi të valëvitet mbi çatinë e Ballkanit.
Në një lartësi prej 2925 m, e ndodhur mes Alpeve dhe Kaukazit, Musala është maja më e lartë e Evropës Jug-Lindore. Megjithatë kjo nuk i ka penguar që ata të ngjiten në majën e cilësuar si maja ‘afër Zotit’, ku kanë shijuar pamjen e mrekullishme që të ofron, shkruan Express.
Pas ngjitjes së malit, sigurisht që nuk mund të mungonte një fotografi në grup, me flamurin tonë, duke bërë që secili prej nesh të ndihet krenar për nismën e tyre.
Musala ndodhet brenda Parkut Kombëtar të quajtur Rila, ku dallohet për florën e saj të pasur, duke përfshirë si pisha maqedonase dhe bredhi bullgar.
Maja e Musalës të ofron një pamje fantastike. (B.H/Shuplaka)