Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me Ditën e Rinisë, 8 dhjetorin ku shprehet se deri më tani janë 27 vite kundër rinisë.
Duke kujtuar fillimin e fjalimit të kryeministrit Edi Rama me fishkëllimat e të rinjve, Vasili shkruan se sot duhen fishkëllyer e refuzuar hipokritët që flasin në emër të rinisë.
“8 dhjetor. 27 vite kundër rinisë. Fjalë shumë- vepra hiç. Mjaft më. Sot duhen fishkëllyer e refuzuar demagogët, hipokritët dhe të paditurit, që flasin në emër të rinisë”, shkruan Vasili.
(J.V/Faxweb)