Sote Ozuni e cila ka sjellë në jetë 8 fëmijë, nga martesa të ndryshme, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën, ka treguar në mikrofonin e Fax News kalvarin e vuajtjeve të saj.
Pak javë pasi i vdiq vajza 2 vjeçare, të cilën e gjeti të pajetë në shtëpi, pasi kishte dalë për ti blerë ushqim, Ozuni është tashmë e frikësuar se mos shërbimi social i merr fëmijët e tjerë.
Nga 6 fëmijët që i kanë mbetur gjallë, një prej djemve, që nuk ka më shumë se 15 vite e ka në burgun e të mituve në Kavajë, ku është duke vuajtur një dënim.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet që ka me fëmijët e saj, dhe me partnerët, Ozunit i janë shfaqur vështirësi dhe me pronësinë e banesës, të cilën e ka blerë, por tashmë nuk mund ta kalojë në emrin e saj.
‘Kam ndenjur 7 vite në Greqi, pastaj kam ardhur këtu, u lidha me një tjetër nga Elbasani, kam dy çunat me të. Fëmijët mi nxirrte përjashta, kur doli vajza te fusha e sportit vajzën katër vjeçe ma shtypi makina’, tregon Ozuni për një nga momentet më të vështira, ndërsa shprehet se në Greqi, burri i saj kishte tentuar që ti shiste fëmijët, për qëllime fitimi.
“Njëri prej bashkëjetuesve më ka tërhequr me kavon e makinës, më thotë se kur të dalë nga burgu do të më vrasë, skam ku të shkoj, këta e kapnin në darkë, ditën ma sillnin te shtëpia. Ai vinte aty pastaj dhe më kërcënonte prapë”, thotë më tej Ozuni.
‘’Tani jam me kalamajtë e mi, as mi rreh dhe as mi torturon njeri, Ditën kur më vdiq vajza kam qenë në shtëpi, e lava e vura në gjumë, kam dalë nga shtëpia për të blerë qumësht. Kur u ktheva e gjeta vajzën duke i mbajtur sytë përpjetë, lajmëruam ambulancën, kur shkuam te spitali, pastaj vdiq”, shprehet Ozuni, ndërsa dyshon se fajtore për vdekjen e saj është vaksina që kishte bërë disa ditë më parë.
“Po pres që të më vijë ekspertiza, unë mendoj se e ka ose nga vaksina ose nga qumështi. Bashkia më ka sjellë një stufë dhe një furnellë, më ka dhënë dhe ushqime, asnjë gjë tjetër. Unë kam nevoja që të mbaj fëmijët, por nuk jam sakate, nuk dua që të mi marrin”, thotë më tej Ozuni.
Lexo edhe:
Discussion about this post