19:12 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

8 ton drogë në Venecia, policia zbulon detajet mbi lajmin e mbajtur të fshehtë

20:32 | 11/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet në Itali gomonia me 761 kg kanabis, në pranga 29-vjeçari nga Vlora

Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë në Itali(DCSA)  zbulon detaje të reja lidhur me ngjarjen që bëri bujë një ditë më parë. Bëhet fjalë për sekuestrimin e 8 ton drogë në Venecia, që kishte si pikënisje pikërisht Shqipërinë.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit njofton se sipas DCSA-së, organizata që ka kryer transportimin e lëndës narkotike drejtohet nga një maqedonas, por Shqipëria nuk ësshtë e përfshirë.

“Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete. Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë. Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali. Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare. Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të maqedonisë. Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti.”, thuhet në njoftim.

Lajmi për sekuestrimin e lëndës narkotike në Itali, është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.

Në operacion morën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritetet e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunëtorët. Mbetet ende e paqartë nga cili port shqiptar u nis kjo sasi rekord droge. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: detajedrogeitalipoliciavenecia
Pas

“Benzi” përplas për vdekje këmbësorin në Laç

Para

Kukësi mund Tiranën, Braçe s’e përtyp dot: Fitore e pamerituar, Duka po bën krim

Para
Shpërthen Erion Braçe: Qeveria e PS të fokusohet te puna, LSI-së nuk ia dalim dot me llafe!

Kukësi mund Tiranën, Braçe s’e përtyp dot: Fitore e pamerituar, Duka po bën krim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Zjarr në një parking nëntokësor të qendrës tregtare në Pire, dëmtohen tre automjete

Kriza humanitare në Gaza, Gjermane nuk e përjashton mundësinë e pezullimit pjesërisht të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael

“Po blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, dhe po e shet në tregun e hapur”, Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore

Ukraina nuk ndal sulmet, goditet me dronë rajoni jugor i Volgorodit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.