15:52 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

8 marsi, gazetarja: “Viktimat” e vërtetë të profesionit tonë janë bashkëshortët dhe fëmijët tanë…

21:42 | 08/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
8 marsi, gazetarja: “Viktimat” e vërtetë të profesionit tonë janë bashkëshortët dhe fëmijët tanë…

Të gjitha profesionet kërkojnë sakrificat dhe përkushtimin e tyre.  ndryshe nga prfesonet e tjera ai i gazetarisë kërkon të jesh koherent  dhe i gatshën në çdo çast, të jetosh me lajmin.  Madje në ditë festash puna rritet edhe më shumë. Edhe në ditën e 8 marsit gazetarët janë duke punuar dhe raportuar për ngjarjet më të fundit.  

Për 3 gazetaret Esiona Konomin, Marsela Karapançon dhe Elona Gjylim “një pjesë e mirë e ditës së punës së ture kalon rrugëve”, në parlament, komisione dhe seli e partish. Në një shkrim të gazetares Esiona Konomi ku përshëndet dy kolegeta e saj ajo shpehet se “Viktimat” e vërtetë të profesionit të tyre janë bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.

Sipas konomit duhet të falënderohen bashkëshortët e tyre pasi mendojnë se çdo ditë për ato sikur të jetë  8 mars. 
“Shumë gra e vajza sot “kanë këputur zinxhirët” dhe kanë dalë nga shtëpia pa e ditur orarin e kthimit. Burrat e tyre sot po hanë vezë të skuqura 😀 . Por burri im, i Marselës dhe Elonës, çdo ditë nuk e dinë se kur do t’u vijnë gratë në shtëpi, vezën e kanë pjatën e preferuar dhe 8 mars kanë përditë!
Bravo çuna!”, shkruan Esiona Konomi. 

Shkrimi:

Gëzuar 8 marsin e përditshëm, Mand, Denis dhe Eno!

Mbaruat punë me mamat, me vjehrrat, me motrat, bashkëshortet, të dashurat? Tani, unë po dal nga regjistri familjar…
Si fundditë dua të përshëndes dy kolege të çmuara, Marsela dhe Elona Gjylmi me të cilat ndaj më shumë sesa orët e punës nëpër terren.
Gjysma e ditës sonë është si në këtë foto: rrugëve…dua të them në parlament, komisione, seli partish… 😀
Me telefon në dorë, duke u grindur me njëra-tjetrën, duke rendur këto të dyja për titrat më të shpejta e unë për të ruajtur ndonjë detaj për në gazetë nga gllabërimi që këto të dyja i bëjnë informacionit.
Kështu kalon viti ynë, dhe na kap 8 marsi tjetër, duke rendur mbas ngjarjeve, duke u përpjekur të rrëmojmë e zbardhim mbledhjet e mbyllura, duke u kujdesur të jemi të saktë për publikun, duke ndihmuar njëra-tjetrën, duke u bërë të bezdisshme për burimet tona, pastaj duke u kujdesur që të rikuperojmë dëmet që shkaktojnë “kapricot” tona gazetareske.
Pastaj përballemi me anën tjetër, me njerëz që nuk ju pëlqen puna jonë, që na ngrenë zërin, që na kërkojnë të mos shohim e të mos flasim. E ngremë dhe ne zërin herë pas here, pastaj përdorim buzëqeshjen për të zbutur tonet.
Pastaj shkojmë në shtëpi…orën e saktë nuk e dimë kurrë. Nëse dikush na pret në muret e ngrohta, kurrë nuk mund t’i themi me saktësi se kur do të kthehemi.
Përpiqemi të jemi të denja në raport me përgjegjësitë familjare, të pastrojmë, të gatuajmë, të shplodhemi dhe TELEFONIN e kemi sigurisht në dorë për të ndenjur në korrent me ngjarjet. “Viktimat” e vërtetë të profesionit tonë janë bashkëshortët dhe fëmijët tanë…
Marsi dhe Elona nuk do të jenë dakord me mua, por unë sinqerisht mendoj se Denisi, Enoja dhe Mandi (bashkëshortët respektivë) duhet të falënderohen, pasi mendojnë se çdo ditë për ne është 8 mars!
Shumë gra e vajza sot “kanë këputur zinxhirët” dhe kanë dalë nga shtëpia pa e ditur orarin e kthimit. Burrat e tyre sot po hanë vezë të skuqura 😀 . Por burri im, i Marselës dhe Elonës, çdo ditë nuk e dinë se kur do t’u vijnë gratë në shtëpi, vezën e kanë pjatën e preferuar dhe 8 mars kanë përditë. 
Bravo çuna!

 

Etiketa: 8 marsigazetaret
Pas

Fshehin 250 mijë euro dhe 32 kilogramë kokainë në dollap, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Para

Kongresmeni amerikan letër Bashës dhe Mediut: Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri, ka indicie për manipulim

Para
Kongresmeni amerikan letër Bashës dhe Mediut: Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri, ka indicie për manipulim

Kongresmeni amerikan letër Bashës dhe Mediut: Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri, ka indicie për manipulim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.