Gëzimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, që më së shumti në Shqipëri njihet si Dita e Nënës, iu bashkangjit edhe këngëtarja e dashur për publikun, Miriam Cani.
Prej më shumë se një viti, ajo dhe Alban Skënderaj janë prindër të vogëlushes Ameli, e nuk kishte si të mos ishte i bukur ky 8 Mars për Miriam Canin.
Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një fotografi të së bijës me trëndafil në duar, e cila e ka pritur të ëmën kur ajo shkoi në shtëpi.
“Ameli e priti mamin me një trëndafil te dera. 8 Marsi im më i bukur.”, shkruan Miriam Cani bashkangjitur fotos. (XH.A/SHUPLAKA)