E ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” aktivistja Sevim Arbana tha se shoqëria shqiptare është e dhunshme. Teksa theksoi rëndësinë dhe forcën që ka gruaja, Arbana nënvizoi se dhuna është kudo, si në parlament edhe në perditshëmrinë tonë.
Arbana: Dua ta nis me dy gjera. E para ka qenë statusi im për gratë që tregon forcën . Kur gruaja ndalet, bota ndalet, nuk ka koment për rëndësinë dhe forcën që ka gruaja. Është marsi i 30 që unë protestoj e festoj.
Ndonëse lindi demokracia në një mjedis shumë premtues, euforik dhe jemi sot ketu pas 30 vitesh, dhe ju e hapet me mesazhin se pse ka kaq dhunë në Shqiperi. Kjo është e tmerrshme. Si shoqëri jemi e dhunshmë e tera, që nga parlamenti , dialogjet, gjuha që përdorin politikanët. Kemi një kryeministër që dhunon palën tjeter. Kemi nëpër instititucione shefa, kryetarët, biznesmenet që fillojë dhunojnë dhe qeniet me të dhuneshme janë ato më të dobetat. Në rrugë ke dhunë, mungojnë fjala me fal.
Flasim për vrasjen e grave. Cfarë të themi kur në një vend kaq të vogel, ne vazhdojmë të vrasim gratë. Një javë më parë u vranë 3 gra nga e njejta dorë burri. Te ne është “normale” ti thuash gruas ose të dashurës, pse je veshur kështu, ku ishe ti?
Discussion about this post