22:11 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

8 Marsi, Pirdeni: Mbi 55% e kolegëve në administratën publike janë gra

11:44 | 08/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
8 Marsi, Pirdeni: Mbi 55% e kolegëve në administratën publike janë gra

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë një takimi me gratë dhe vajzat sot në Pallatin e Kongreseve, në fjalën e saj tha se asnjë e drejtë, asnjë hap përpara, asnjë zhvillim i qenësishëm në mirëqenie nuk ka ardhur pa kërkesën, pa luftën dhe pa kontributin e vajzave dhe grave të këtij vendi.

Pirdeni tha se mbi 55% e kolegëve në institucionet e administratës janë gra, jo si rezultat i kuotave apo i ndonjë skeme favorizuese, por sepse ato kanë treguar se i përkasin misionit të shërbimit publik.

“Dua ta nis më së pari, me ndjesinë e veçantë që më jep ky takim sot me ju dhe modelet që ju përfaqësoni kudo kontribuoni. Çdo diskutim e bisedë në ditë me kaq rëndësi si kjo e sotmja për rolin e grave në shoqëri shpesh herë tenton të shkojë drejt një retorike që ngre në piedestal rolin, pa diskutim të merituar të gruas, duke lënë disi në hije rolin kyç të djemve dhe burrave, në të mirë të Shqipërie evropiane më të drejtë”, tha Pirdeni.

“Nuk jemi këtu sot në 8 Mars për të ngritur një agjendë ekstreme mbi një tjetër. Por jemi këtu sepse historia na ka mësuar një të vërtetë të thjeshtë: progresi kurrë nuk dhurohet dhe as mund të mohohet. Asnjë e drejtë, asnjë hap përpara, asnjë zhvillim i qenësishëm në mirëqenie nuk ka ardhur pa kërkesën, pa luftën dhe pa kontributin e vajzave dhe grave të këtij vendi”, u shpreh Pirdeni.

Pirdeni theksoi se “kam fatin dhe përgjegjësinë e madhe ta dëshmoj këtë të vërtetë çdo ditë me koleget e administratës”.

“Pa kurrëfarë hezitimi mund ta them se administrata publike shqiptare qëndron mbi forcën e vajzave dhe grave shumë profesioniste. Prej vitesh tashmë mbi 55% e kolegëve në institucionet tona janë gra, jo si rezultat i kuotave apo i ndonjë skeme favorizuese, por sepse ato kanë treguar se i përkasin misionit të shërbimit publik”, tha Pirdeni.

Ministrja shtoi “nuk e them këtë për të mikluar me shifra një ditë kaq serioze si e sotmja, por e përmend sepse kam bindjen reale që kjo është dëshmi e pastër e aftësisë, përkushtimit dhe sakrificave të gjitha vajzave dhe grave që çdo ditë u kanë dedikuar jetën e tyre shërbimit publik. E teksa kjo ngjan krejt e natyrshme, pasi historia e ka lidhur rolin e grave me shërbimin, por jo patjetër me drejtimin, e tashmja dhe e ardhmja që aspirojmë flet ndryshe”.

“Sot në Shqipëri, për fat, kemi shumë modele të grave eksperte, drejtuese, reformatore, por dhe ministre. Ato janë garancia që shërbimi publik të funksionojë me seriozitetin që i duhet shtetit modern evropian që po mundohemi të konsolidojmë të gjithë bashkë. Kjo nuk është një nevojë për protagonizëm dhe as rastësi, por një zgjedhje e qëllimshme për të jetuar çdo ditë vlerat tek të cilat ne besojmë, dhe për të jetësuar rezultatet që aspirojmë”, u shpreh Pirdeni.

Gjatë fjalës së saj ministrja nënvizoi “e shoh tek koleget e mia, tek gratë që punojnë me pasion, që nuk dorëzohen dhe që pavarësisht sfidave, vazhdojnë të shtyjnë përpara. Gra që si të gjitha ne këtu, i janë dedikuar me mish e me shpirt një të tashme dhe të ardhme më të mirë, këtu në Shqipëri, me dëshirën e mirë për të bërë më të mirën, por dhe me kthjelltësinë se shumë ende kemi për të bërë përpara në rrugën e transformimit drejt më të mirës së mundshme”.

“Për t’iu rikthyer mesazhit të fillimit, një falenderim i veçantë shkon sot edhe për të gjithë ata burra që në përditshmëri mbështesin gratë në punë, biznes, në shtëpi, ato që i fuqizojnë dhe i promovojnë. Por mbi të gjitha ato që janë krenar për gratë me të cilat ndajnë jetën e tyre personale ose profesionale dhe jo vetëm e mendojnë, por nuk e mbajnë për vete dhe kanë guximin ta thonë këtë, jo vetëm në 8 Mars, por çdo ditë, pavarësisht se në fillim mund te mos u vijë shumë e natyrshme”, tha ministrja.

E për ta përmbyllur, shtoi Pirdeni, “nuk kam dyshim që në çdo orë e çdo ditë të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, në këto kilometra të fundit që na kanë mbetur, do të mbështetemi tek të gjitha ju. Jeni ju shtylla kurrizore e kësaj shoqërie, shtyllë që qëndron drejt pavarësisht përthyerjeve të vështirësive”.

Etiketa: Adea Pirdeni
Pas

Tensionet mes qeverisë dhe Republikës Serpska, BE: Do të dërgojmë trupa shtesë në Bosnje e Hercegovinë

Para

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Në listat e mbyllura vajza, gra dhe djem që janë forca e së resë, burrat në territor për të marrë mandate

Para
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Në listat e mbyllura vajza, gra dhe djem që janë forca e së resë, burrat në territor për të marrë mandate

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Në listat e mbyllura vajza, gra dhe djem që janë forca e së resë, burrat në territor për të marrë mandate

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.