I gjendur përballë premtimeve të bëra në fushatën elektorale, për shumicën e tyre kryeministri Rama është shprehur ‘’nuk e kam thënë unë, nuk e kam thënë kështu”.
Përballë gazetarit Roland Qafoku Rama nuk ka dhënë llogari për shumë nga premtimet e mospërmbushura.
Zoti kryeministër, unë kam renditur 8 fakte , 8 premtimet tuaja që i keni bërë në fushatën elektorale përpara se të merrnit detyrën e kryeministrit. Ato nuk janë mbajtur. 1. Keni thënë në 8 vite do anëtarësoj Shqipërinë në BE.
Ku e kam thënë këtë?
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2013. Keni thënë që do zhduk krimin në familje.
Nuk e kam thënë asnjëherë këtë fjali. Nuk është fjalia ime kjo.
Keni thënë që shëndetësia do shkojë drejt të ashtuquajturës shëndetësi falas.
Patjetër i qëndroj kësaj.
Keni thënë që qeveria do funksionojë si ekip në kohën kur ishit koalicion. Do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet. Nëse dikush pasi përzihet nga qeveria kjo nuk ka peshën e provës në raport me fjalën time. Ju e keni për zotin Manjani por unë po shtoj edhe zotin Koka. Keni thënë që do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.
Asnjëherë se kam thënë kështu.
E ke thënë që ç’ke me të.
Asnjëherë. Sepse nuk hyn në mënyrën time të të kuptuarit të funksioneve dhe detyrave të njerëzve që thashethemet janë një arsye për të shkarkuar njerëz.
Do t’ia heq godinën e SHQUP PD-së.
Ka qenë një debat pa hyrë ende në qeveri dhe nuk besoj që ta kem thënë në këtë formë që e keni thënë ju dhe e dyta nuk ka pikë rëndësie sot.
Do ndërtoj një ishull në lumin Osum në Berat.
Po e kam thënë këtë dhe i qëndroj kësaj.
Po kur ? Në mandatin e tretë?
Nuk e di, po i kam thënë dhe i qëndroj. Dua vërtet që të krijohet mundësia që të ndërtohet ai ishull sepse nuk është një ide e imja është një ide shumë e vjetër, kemi bërë dhe një konkurs për atë, nuk janë krijuar kushtet për ta bërë por po, e kam thënë.
Dhe autostrada Tiranë–Durrës do ndrijë nga palmat.
S’është fjalia ime kjo. Nuk hyn fare kjo tek mënyrat e mia të të kuptuarit të botës dhe aq më tepër pastaj të të folurit. Këto janë fjali që duhet ti shikoni nga i keni marrë. U mbollën palmat dhe për shkak të rënies drastike të temperaturës nuk i rezistuan dot.
Kushedi si jeni bërë kur e patë që u thanë.
Dhe ku është problemi? E përjetoj keq çdo lloj momenti kur diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Ishte më bukur me ato tabelat e llamarinave? U mbollën, nuk funksionoi edhe kaq. Ndodh, nuk ka asnjë çudi.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post