17:39 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

8 vjedhje të dokumentura dhe të dyshuar për shumë të tjera, arrestohen dy të rinjtë në kryeqytet

08:41 | 28/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
8 vjedhje të dokumentura dhe të dyshuar për shumë të tjera, arrestohen dy të rinjtë në kryeqytet

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë mëngjes. Ata janë arrestuar në flagrancë pasi ata akuzohen se kanë vjedhur disa banesa. Mbi ta rëndojnë dyshimet për 8 vjedhje dhe shumë të tjera janë në proces hetimi. 

Emrat e dy të rinjve të arrestuar janë Ylli Shkalla dhe Ylli Driza të dy me banim në Tiranë.

DETAJET E POLICISË:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë finalizuar operacion “Star 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Ylli Shkalla, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. –

 -Ylli Driza, 23 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

Këta shtetas, më datë 27.02.2017, janë kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N. M., në rrugën “Egnatia”. Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore, se këta dy shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.

Më konkretisht:

  • Më datë 06.12.2016, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një kamer dhe një DVD-player.
  • 2- Më datë 09.12.2016, në rrugën “Migjeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës “Sony”, dhe dy shishe pije alkolike.
  • 3- Më datë 12.12.2016, në rrugën “Bektash Kozeli”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës “Samsung”.
  • 4- Më datë 24.12.2016, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.
  • 5- Më datë 31.01.2017, në rrugën “Halil Malaj”, kanë tentuar të vjedhin, banesën e shtetasit R. B., 57 vjeç.
  • 6- Më datë 04.02.2017, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur me thyerje banesën në përdorim të shtetasit E. K., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një aparat fotografik të markës “Samsung” dhe një varse.
  • 7- Më datë 06.02.2017, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. SH., ku kanë marrë 20.000 lekë.

8- Më datë 26.02.2017, në rrugën “Nikolla Jorga”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. G., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung” dhe një lap-top.

Vijon Operacioni “Star 2”, për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar nga Policia, si dhe po punohet për identifikimin e më pas kapjen e bashkëpuntorëve të tyre. Materialet i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhje e mbetur në tentative në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 134-25 dhe 134-22-25 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimete rinjvjedhje
Pas

Vrasja e Elton Çiçës, zbardhet dëshmia e të vetëdorëzuarit, rrëfen dhe ku qëndronte i fshehur (DETAJE)

Para

Ajeti vijon të zhgënjejë, Torino ”zgjohet” pas largimit të tij nga loja

Para
Ajeti vijon të zhgënjejë, Torino ”zgjohet” pas largimit të tij nga loja

Ajeti vijon të zhgënjejë, Torino ''zgjohet'' pas largimit të tij nga loja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rriten rastet e dhunës në familje në Korçë, 95 raste nga janari në maj

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshja me Ukrainën dhe aktet normative

Zjarr në një banesë në Uznovë të Beratit, ndërhyjnë zjarrfikëset. Nuk raportohen persona të lënduar

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dyshohet se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit, dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK-ut

Ministri i Jashtëm izraelit viziton Berlinin, në fokus bisedimet për situatën në Gaza

Shtypi butonin e eksplozivit që vrau prokurorin Falcone, lirohet plotësisht pas tre dekadash Giovanni Brusca! ‘Derri’ merrte urdhra nga Toto Riina e Provenzano

Bizneset në Kosovë drejt falimentimit, Oda Ekonomike vë alarmin pas vendimit për liberalizimin e tregut energjetik

Trump emëron komandantin e ri të forcave amerikane në Europë! Do të drejtojë edhe NATO-n

Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, kryeministri britanik do të takohet me shefin e NATO-s

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.