14:46 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

8-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nishani: Meritë e atyre që kontribuan me dinjitet

10:25 | 04/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani dekoron “RD” me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: Vrau frikën e diktaturës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka përshëndetur 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në urimin e tij, në rolin edhe të Komandantit të Forcave të Armatosura, ai shprehet se urimi i veçantë u shkon Forcave të Armatosura për sakrificat, vetëmohimin e dhënë.

Kreu i Lartë i Shtetit vlerëson kontributin e të gjithë atyre që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet duke bërë që flamuri të valëvitet krenar.

Urimi i Presidentit Nishani:

Në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam privilegjin të përshëndes dhe të uroj përzemërsisht 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut!

Tetë vite më parë, Shqipëria arriti të bëhej me meritë pjesë e Aleancës më të madhe politike-ushtarake që ka njohur njerëzimi, duke u shndërruar në saje të reformave të ndërmarra, edhe të mbështetjes së pakursyer të aleatëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që jo vetëm prodhon siguri, por jep kontributin e vet të qenësishëm në ruajtjen, lartësimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botërore të hapësirës së lirisë e demokracisë anembanë botës.

Një urim i veçantë u shkon Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe burrave e grave që shërbejnë në to për sakrificat dhe vetëmohimin që kanë treguar gjatë gjithë këtyre viteve, madje duke numëruar madje edhe dëshmorë të rënë krah për krah me forcat aleate në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në historinë e gjatë e të vështirë të popullit shqiptar, anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe historike, dhe merita e suksesi u takon të gjithëve që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet, duke bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenar në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Afganistan kudo ku trupat paqeruajtëse dhe misionet e Aleancës shërbejnë me profesionalizëm e përkushtim.

Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duke ju siguruar për mbështetjen time të palëkundur, jam bindur se ushtarakët tanë me cilësitë dhe profesionalizmin e tyre, e meritojnë plotësisht respektin dhe besimin e popullit tonë. Ju uroj suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit tuaj fisnik në shërbim të popullit shqiptar dhe përparimit të pakthyeshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e integrimit të saj euro-atlantik!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: anetaresimiBujar NishaninatoUrim
Pas

Pique i ‘paturp’, tregon pjesën e preferuar të klipit të Shakirës (FOTO)

Para

PD dënon sulmin në Shën Petërsburg: Akt barbar, terrorizimi s’ka ngjyrë

Para
PD dënon sulmin në Shën Petërsburg: Akt barbar, terrorizimi s’ka ngjyrë

PD dënon sulmin në Shën Petërsburg: Akt barbar, terrorizimi s’ka ngjyrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Bashkitë kanë 33 mln euro borxhe, duhet t’i shlyejnë brenda 12 muajve

I dënuar me burg për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në Morinë 35-vjeçari turk, po tentonte të hynte në Shqipëri

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Milan, Tomori zbulon objektivat e skuadrës: Të rikthejmë ekipin aty ku i takon

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën për të pandehurit: 30 vite burg për Leonard Dukën! Dënimi, në një burg të sigurisë së lartë

“Në PD duhet analizë për 11 majin dhe riorganizim! Nuk e mundim dot kështu Ramën”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Berisha: Edi Rama me anë të Sokol Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.