Përkujtimi i 8-vjetorit të vrasjes së Aleksandros Grigoropulos është shoqëruar nga përleshje të ashpra midis anarkistëve dhe policisë në zonën Eksarkia të Athinës.
Përleshjet filluan pasditen e sotme, kur anarkistët goditën me gurë forcat e policisë. Policia nga ana e vet u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Situata u përshkallëzua në orët e mbrëmjes, kur anarkistët nisën të flaknin edhe bomba molotov, ndërsa u vunë zjarrin dhjetëra kazanëve të plehrave dhe gomave të makinave.
Policia greke njofton se ka ndaluar 18 persona.
Aleksandros Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008. Menjëherë pas kësaj mijëra të rinj u grumbulluan në vendngjarje dhe protestuan për gjithë natën.