Duket se aspak i kënaqshëm ka qenë për Partinë Komuniste rezultati i zgjedhjeve të 25 Qershorit. Kreu i kësaj partie Muharrem Xhafa duke iu referuar rezultateve në disa zona është shprehur se vota e komunistëve është tjetërsuar.
Kështu sipas rezultateve në vendlindjen e Enver Hoxhës PKSH ka arritur të marrë vetëm 8 vota dhe 24 në total në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Po ashtu rezultat aspak i mirë ka qenë dhe në rang vendi.
STATUSI I MUHARREM XHAFËS:
Borgjezia nuk mund t’i fshijë nga jeta politike e shoqerore e vendit Partine Komuniste dhe alternativen e saj!
Krejt ndryshe nga si mendojne disa njerez, kete e treguan edhe zgjedhjet e 25 qershorit 2017!
Nje mik” me dergonte ne fb. foton qe shihet dhe nje tekst se PKSH-ja ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ka marre ne Gjirokaster, ne vendlindjen e Enver Hoxhes, 8 vota dhe ne vendlindjen e Myslim Pezes, ne Peze, 1 vote! Ndersa ne shkalle vendi rreth 1027 vota?!
Mesazhi ishte krejt i qarte, po “miku” kishte “harruar” te thoshte “nje gje te vogel” : O njerez, ja nje prej deshmive me tronditse te vjedhjes dhe tjetersimit te votave te komunisteve ne zgjedhjet kuvendore te 25 qershorit 2017!
A ka gjirokastrit, pezak e shqiptar te ndershem, qe ta pranoje nje genjeshter te tille si te vertete?! Mbase, po veshtire eshte te kete! U leverdis, kjo dihet, po edhe bijte e bashkepunetoreve te fashizmit, edhe antikomunistet e antienveristet prej Peze, Gjirokastre e rrethesh te tjera te vendit, nuk e besojne nje genjeshter te tille!
Parti politike te borgjezise herepashere do te eleminohen nga jeta politike e shoqerore e vendit, po kjo nuk do te ndodhe kurre me Partine Komuniste te Enver Hoxhes!
Sidoqofte, komunistet duhet dhe do te nxjerrin mesimet e nevojshme!
(E.K/SHUPLAKA)