02:24 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

8 zakone të përditshme që dëmtojnë rëndë veshkat tuaja

08:35 | 19/07/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
8 zakone të përditshme që dëmtojnë rëndë veshkat tuaja

Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cilat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit.

Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilët janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në kurriz të veshkave:

  1. Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat!
  2. Konsumi i tepruar i kripës: konsumi mbi 6gr/dite i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial!
  3. Proteinat shtazore, sidomos të mishit te kuq: rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.
  4. Alkooli: edhe pse 1 gotë vere nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë mëlçia dhe veshkat!
  5. Kafeina: konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojë më shumë kafeinën dhe kripën!
  6. Abuzimi me ilaçet qetësuese: shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është gabim sepse këto ilaçe mund të dëmtojnë rëndë veshkat dhe mëlçinë nëse merren në vazhdimësi.
  7. Pagjumësia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumësinë, një nder to janë edhe sëmundjet e veshkave.
  8. Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.

Për të forcuar shëndetin e veshkave, preferoni ushqime si zarzavatet e familjes së kryqëzoreve si brokoli, lulelakra, lakra, fruta të athëta si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si vezët e fshatit sidomos të bardhën, peshkun e egër, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilësor dhe agrumet!/ Shendeti.com.al

Pas

“Më kthe paratë e mia”, 35-vjeçari kërcënon me thikë prostitutën shqiptare në Itali

Para

Si të bëni fërgesë me gjizë dhe me vezë, do mrekulloni familjen tuaj

Para
Si të bëni fërgesë me gjizë dhe me vezë, do mrekulloni familjen tuaj

Si të bëni fërgesë me gjizë dhe me vezë, do mrekulloni familjen tuaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.