Një shtetas shqiptar 38 vjeç dhe një shtetase italiane 50 vjeçe, janë vënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën në flagrancë me 80 mijë euro kokainë.
Sasia e drogës u kap pas ndalimit të tyre në dalje të autostradës në Brescia. Gjatë kontrollit të ushtruar brenda mjetit “Fiat Bravo” u gjet dhe sekuestrua sasia prej 800 gramë kokainë, e mbështjellë me letër celofoni.
Dyshohet se lënda narkotike nuk kishte shumë që ishte blerë dhe do të shitej në tregun me pakicë, ku pritej që të fitonin rreth 80 mijë euro. Dy të ndaluarit pritet të dalin përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
(XH.A/SHUPLAKA)