Në qytetin e Gramishit janë sekuestraur 80 doza heroinë në mjetin me targa AA OO7 BE. Autori është arrestua menjëherë në banesën e tij dhe në prangat e policisë përfundoi 34 vjeçari Aldi Përfundi.
DETAJE:
Sekuestrohen 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “START”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Aldi Përfundi, 34 vjeç banues në Gramsh
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, automjetin me targa AA 007 BE
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)