19:57 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

80- vjetori i Papa Françeskut, si e ka festuar Ati i shenjtë

20:22 | 17/12/2016
në Bota, Te Gjitha
0
80- vjetori i Papa Françeskut, si e ka festuar Ati i shenjtë

Papa Françesku ka festuar sot ditëlindjen e tij të 80-të, por megjithatë e ka nisur ditën me punë.

Sipas mediave italiane, në 80 vjetorin e lindjes së tij, Papa argjentinas e nisi ditën duke celebruar një meshë në Kishën e Paolinës, në Pallatin Apostolik në Vatikan. Ka ngrënë mëngjes me të pastrehët, dhe ka ofruar ëmbëlsira në mensat e të varfërve.

Papa Françesku mund të ketë kërkuar që të mos organizohet asnjë festë në nder të tij, megjithatë nuk ka arritur tu shpëtojë urimeve nga e gjithë bota.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i shprehu mirënjohjen Papës së shenjtë për rolin që ka luajtur në  në forcimin e dialogut, marrëdhënieve dhe solidaritetin mes popujve.

Ndërsa presidenti amerikan Barack Obama, u shpreh se përulësia e Papës duhet të shërbejë si një guidë për tërë botën, dhe e falenderoi atë për rolin që ka luajtur në normalizimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Kubën.

Madje edhe presidenti Bujar Nishani, e ka uruar atë përmes një shkrimi.

 “Në këtë jubile të shënuar, kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’ju shpreh konsideratën e lartë për të gjithë kontributin tuaj të vyer në shërbim të përunjur Hyut sidomos për formësimin bashkëkohor që po i jepni kohët e fundit Kishës Katolike anembanë botës.

Gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin maksimal për mesazhet e ngrohta si dhe përkujdesjen tuaj atërore ndaj Kishës Katolike dhe besimtarëve shqiptarë si dhe për vlerësimin që vazhdoni të tregoni për ta duke shenjtëruar Nënë Terezën tonë, duke shpallur 38 martirët tanë të bekuar si dhe duke emëruar së fundmi Kardinali Ernest Troshani”, shkruan presidenti Nishani.

Papa Françesku ka lindur mbrëmjen e 17 dhjetorit të vitit 1936 në Buenos Aires të Argjentinës.

 

Pas

“Gëzuar Shpëtim! Se pasi të rruajta bishtin të kam xhan!”, ironizon Berisha dollinë e Ramës për Gjikën

Para

Dopietë e Ibrahimoviç, Mançesteri mposht Uest Bromin (VIDEO)

Para
Dopietë e Ibrahimoviç, Mançesteri mposht Uest Bromin (VIDEO)

Dopietë e Ibrahimoviç, Mançesteri mposht Uest Bromin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

Vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi shpërthen për të dytën ditë radhazi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.