Një 81-vjeçar është vetëvarur ditën e sotme në tualetin e banesës së tij në zonën e Kalasë te “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Policia njofton se ai është gjetur nga familjarët në tualetin e banesës i pajetë. Ai është identifikuar si SH.B. 81 vjeç.
Rreth orës 17:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” është konstatuar një person i vetëvarur në banesë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima është vetëvarur me litar në tualetin e kësaj banese.
Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit të pajetë nuk janë parë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale. (M.D/Shuplaka)