Dita e djeshme shënoi edhe 81-vjetorin e shkrimtarit Ismail Kadare. Në ndryshim nga një vit më parë ku ditëlindja e shkrimtarit u prit me buje dhe me inagurimin e shtëpisë së tij muze në Gjirokastër këtë herë kaloi më në heshtje.
Mirëpo jo të gjithëve ‘’u doli nga mendja’’ se çfarë shënonte 28 janari. Përmes një statusi në ‘’rubrikën’’ e tij AMARCORD në Facebook kryeministri Rama nuk nguroi të shprehte vlerësimet më të larta për figurën e Kadaresë.
‘’Ismail Kadare, në 81 vjetorin e tij të lindjes, mbetet maja e penës së letërsisë shqipe, shkrimtari që e ngriti gjuhën tonë në lartësira të panjohura dhe mbresoi çdo lexues me forcën magnetike të talentit të tij letrar.
Fjalët janë të tepërta në këtë episod të kësaj rubrike po mbase i’a vlen pikërisht ky rast për t’u kujtuar edhe që pas nje burri te shquar, sic thoshte frengu Legouvé, qëndron gjithmonë nje grua e veçantë.
Gëzuar Ismail Kadare dhe u bëfshin 100 vitet e romanit të jashtëzakonshëm të jetës Suaj krijuese!”, ka përfunduar kryeministri. Shkrimin Rama e ka shoqëruar edhe me një foto të familjes Kadare. (E.K/SHUPLAKA)