Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme ngjarjet kriminale të ndodhura përgjatë javëve të fundit në vendin tonë.
Berisha u shpreh se pasiguria përhapet me qëllim nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij synon që në vendin tonë të mbetet vetëm ajo dhe soji i tij.
Ai u ndal gjithashtu të flsite edhe për shpopullimin e vendit, ku u shpreh se 84% e shqiptarëve shprehin dëshirën për të ikur dhe 1/3 e shqipatëve kanë ikur. Berisha ka fajsuar për këtë kryeministrin Rama dhe politikat e etij ku tha se shqiptarët janë njerëzit me të vjedhur të planetit.
Berisha: Kjo trashëgimi natyrore që keni ju ka bërë njerëz të virtytshëm. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste ju keni qënë një bastion i demokracisë dhe lirisë. Sot vij përpara jush për të prezantuar kandidatin tonë, Isa Rama. Ai është njëri prej jush, mishëron tiparet tiparet tuaja më të mira. Këto vite kemi përfunduar si një ndër vendet më të varfra të planetit. Sot pas 32 vitesh përsëri jemi në një monizëm të plotë, ky monizëm nuk vjen nga një trinom: Krimi-Vjedhja-Droga. Ku mozinëm nuk ka asnjë ligj, garanci dhe siguri. Ai ka krijuar kudo në shqipëri një pasiguri të plotë. Krimi ka marrë disa jetë, në mes të Tiranës, sepse padronët e e tyre janë të lidhur me Edi Ramën dhe qeverin. Kjo pasiguri largon njerëzit nga shqipëria, investitorët. Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që paguan një polici prej 15, 000 vetë dhe një shërbim të tërë informativ. Miqtë e mi, 14 maji është një votë për Isa Ramën, për jetën tonë. Ai është një mision historik për të shpëtuar vendin nga monizmi. Ky vend po pakësohet me shpejtësi të madhe, nga i cili u larguan në 8 vite 1/3 e banorëvë. Në qoftë se vazhdohet në këtë mënyrë, nuk do të mbetet më njeri. Pse po ikin shqiptarët, pse 84 % e shqipatrëve shprehin dëshirën për të ikur?
Shqiptarët po ikin sepse janë njerëzit më të vjedhur të planetit, sepse Edi Rama për taksat tuaja ka gjetur me dhjetra mekanizma që ti vjedh dhe ti vjedh. Rama e çbëri të gjithë shqipërinë. Sot rrogat në shqipëri janë 30 % më të ulëta të rajonit.