Sot është një datë e veçantë për të gjithë artin shqiptar, pasi aktorja shumë e dashur Tinka Kurti ka datën e saj të lindjes. Dhe kush do ta besonte që për të kanë kaluar kaq shumë vite, Tinka e dashur bën sot 85 vite nga lindja e saj.
Këtë përvjetor ajo ka vendosur ta festojë në Shkodër, ndërsa në qytetin verior është organizuar edhe njëceremoni në nder të saj.
Një urim i vecantë aktores i është bërë edhe nga shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka. Për shkrimtaren, Tinka është një nga gratë më të mencura dhe më të talentuara shqiptare.
Statusi i plotë:
“Ti ke moshën e Mams, Tinka Kurti, e mamat kurrë nuk plaken…
Edhe 100 vite për një nga gratë më të mençura e më talentuara shqiptare që kam takuar!”
Më shumë rreth aktores Tinka Kurti:
Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër.
Më 1947-n u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe. Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role.
Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958-n.
(E.K/FAXWEB)