20:38 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Iniciativa për amnistinë është gati” Rama tregon afatet

16:21 | 01/03/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Iniciativa për amnistinë është gati” Rama tregon afatet

Amnistia fiskale dhe penale që kryeministri lajmëroi një ditë më parë do të nisë të funksionojë brenda verës së këtij viti. Në një intervistë Edi Rama sqaron të gjitha detajes e nismës që synon formalizimin e të gjitha parave të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Amnistia do të bëhet menjëherë. Ne kemi punuar prej disa muajsh për këtë. Ka qenë një nga masat që ne e kemi konceptuar edhe në funksion të nevojës për të mbledhur kontribute për rindërtimin. Amnistia ka një kohë, ku i jep mundësinë të gjithëve të formalizohen, duke i garantuar njëherë e përgjithmonë se askush nuk do të kthejë kokën mbrapa për të kërkuar llogari për sa kohë ata do të formalizojnë brenda këtij afati. Pas kalimit të këtij afati, edhe këto para edhe këto asete do të trajtohen njësoj siç trajtohen sot paratë dhe asetet e krimit”, tha Rama.

Thotë se është konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë dhe është ndjekur modeli i vendeve që e kanë ndërmarrë këtë amnisti dhe ka rezultuar e suksesshme. Por është i vendosur që me apo pa mbështetjen e institucioneve të huaja, kjo nismë do të zbatohet patjetër.

“Besoj që ne do ta bëjmë këtë gjë jo vetëm si shprehje e vullnetit tonë në funksion të njerëzve, por edhe si një masë që nuk do të pengohet brutalisht nga partnerët tanë”, tha ai.

Rama sqaron dhe arsyet përse kur ishte në opozitë nuk e mbështeti një nisme të tillë të iniciuar nga qeveria Berisha.

“Së pari amnistia në atë kohë ka qenë e cunguar, nuk ka qenë e plotë dhe ne i jemi kundërvënë kësaj amnistie sepse në atë kohë nuk ishte asnjë vullnet real për të luftuar krimin me të vërtetë dhe asnjë vijë të kuqe mes të ardhurave nga krimi dhe të ardhurave nga puna”, theksoi Rama.  Tv Klan

Etiketa: amnistia fiskaleedi rama
Pas

Ndodh çudia në La Liga: Nuk verifikohej prej vitit 2014!

Para

“Është detyra ime”, Lulzim Basha konfirmon pjesmarrjen në tubim: Mirutakofshim nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit!’

Para
“Është detyra ime”, Lulzim Basha konfirmon pjesmarrjen në tubim: Mirutakofshim nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit!’

"Është detyra ime", Lulzim Basha konfirmon pjesmarrjen në tubim: Mirutakofshim nesër në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit!'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

Politico: Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

Trump kërcënon Kaliforninë me ndërprerje fondesh pas pjesëmarrjes së sportistes transgjinore në garat e femrave

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.