Lajmi se Xhensila është shtatzënë i ka gëzuar të gjithë fansat dhe kësaj pritje të ëmbël po i vjen fundi pasi këngëtarja është në muajin e 9. Shumë shpejt Besi dhe Xhensila do të bëhen prindër të një vajze, ashtu siç kanë dëshiruar gjithmonë.
Ditët e fundit të pritjes së ëmbël çifti ka vendosur t’i shijojë pranë detit dhe sot kanë nisur pushimet. Këtë e ka zbuluar Xhensila e cila ka postuar një foto nga shezlongu.
Këngëtarja ka preferuar të tregojë vetëm vendin ku po qëndron megjithatë të gjithë janë kuriozë të shohin si duket ajo me bikini, 9-muajshe shtatzënë. Ndërkohë kujtojmë që Xhensila së fundmi ka pasur shumë sukses me këngën “Çika Çika” duke u renditur në toplista.