11:25 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga kërcënimi me pistoletë çakmak në dyqan, te kontrollet për drogë/ 9 të arrestuar brenda orësh në Tiranë

13:19 | 23/10/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po udhëtonte me makinën luksoze pranë gjimnazit, arrestohet ‘i tmerrshmi’ i Korçës. Çfarë u gjet brenda BMW-së

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Gj., 19 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, A. Q., 43 vjeçe dhe A. T., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një  hoteli, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se një nga personat që iu kishte sjellë lëndën narkotike ishte shtetasi I. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 36 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, duke e kërcënuar me një mjet lodër (pistoletë çakmak), shitësin M. K., të cilit i ka kërkuar një shumë lekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale M. K., pasi në rrugën “Besëlidhja”, në dyqanin e celularëve të shtetasit A. P., ka vjedhur 15 telefona celular të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për personat e shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 34 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. L., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Arben Malaj jep zgjidhjen që u duhet naftëtarëve: 5 hapa që duhet të ndërmarrë me urgjencë qeveria

Para

Shoferi fatlum! Momente tmerri/ Pema gjigante bie mbi makinë, kamera filmon gjithçka (VIDEO)

Para
Shoferi fatlum! Momente tmerri/ Pema gjigante bie mbi makinë, kamera filmon gjithçka (VIDEO)

Shoferi fatlum! Momente tmerri/ Pema gjigante bie mbi makinë, kamera filmon gjithçka (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.