Policia Rrugore e Lezhës ka bërë bilancin për muajin Gusht. Mësohet se 9 shoferë janë vënë në pranga nga uniformat blu për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Dy të tjerë janë proceduar penalisht.
Po ashtu, janë gjobitur 3807 shoferë. Mbi 2 mijë prej tyre për shpejtësi tej normave të lejuar. 588 shoferë të tjerë janë gjobitur për parakalim të gabuar.
Procedim penal ka pasur edhe për 8 shoferë që janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz apo dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Lezhës gjatë sezonit veror Gusht 2023
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet duke përdorur monitorimet me dron e kamera nga shërbimet policore dhe të pauniformuara si dhe kontrollet në terren me radarë, dragera e makina inteligjente.
Gjithashtu, angazhim maksimal i të gjitha shërbimeve të Policisë Rrugore me qëllim menaxhimin e trafikut të krijuar për shkak të sezonit veror.
Gjatë muajit Gusht, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 2 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Janë proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar administrativisht me gjoba, në total 3807 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme rrugore.
✅ 2033 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
✅Janë ndëshkuar për parakalime të gabuara 588 drejtues mjetesh.
✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 80 drejtues.
✅ 181 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
✅ Janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
✅ 111 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mospërdorje të kaskës mbrojtëse si dhe për mospërdorim të jelekut fosforeshent gjatë natës.
✅Ndërsa 779 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të tjera të ndryshme rrugore.
Policia e Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Discussion about this post