9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi, janë sekuestruar nga Policia e Korçë. Po ashtu janë arrestuar në flagrancë një shtetas turk dhe një shtetase ukrainase për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkepunim”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Salih.E.,39 vjeç, banues në Stamboll dhe Oksana.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë.
Më datë 17.08.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra”.Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.
Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)