Plot nëntë persona kanë humbur jetën në Kanada, si pasojë e një mbidoze qetësuesish.
Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Vankuver-it.
“Vështirë të shohim ditë më të mira kur ende nuk kemi shkundur themelin e këtij problemi”, është shprehur kryetari I bashkisë, Gregor Robertson.
Sipas autoriteteve vendase, viktimat kishin konsumuar fentanil, që është një narkotik analgjezik që vepron shpejt dhe ka një efekt të ngjashëm me heroinën.
Gjithashtu, disa prej tyre kishin konsumuar opioid, një tjetër lëndë narkotike.
Gjatë vitit të kaluar në Kanada, si pasojë e abuzimit me drogën, kanë humbur jetën rreth 2 mijë persona.