11:28 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

9 vatra zjarri në të gjithë vendin, qarqet me probleme

10:02 | 24/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr në Parkun Kombëtar në Theth, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 52 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, rreth 75 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU SHKODËR
Një vatër zjarri e fshehur është riaktivizuar në pyllin e mbrojtur të fshatit Karmë, Vau-Dejës. Forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës së fortë. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter. Dy vatra mbeten ende aktive, por po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat pyjore.
Në fshatin Karmë, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe pyll lisi. Zjarrfikëset së bashku me forca vullnetarë, kanë punuar dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin. Vatrat e zjarrit po monitorohen edhe ditën e sotme pasi gjatë natës për shkak të erës janë rindezur.
QARKU DIBËR
Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Nga zjarri janë rrezikuar edhe disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kullotë dhe disa rrënjë kumbulla.
Në fshatin Pllafe, Dibër, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Flakët kanë rrezikuar edhe varrezat e fshatit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1ha me shkurre dhe ferra.
QARKU ELBASAN
Në fshatin Rrumbullakë, Peqin, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar edhe disa banesa, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Hosmashaj, Peqin, një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është përfshirë nga një zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.5 ha me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Zdrajsh, Librazhd, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe gështenja. Flakët kanë rrezikuar edhe disa banesa. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.5 ha me shkurre, ferra dhe gështenjë.
QARKU VLORË
Në fshatin Bistricë, Finiq, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Për shuar flakët në ndihëmë të zjarrfikësve u angazhuan edhe 22 forca vullnetare. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha shkurre dhe ferra.
Në fshatin Kostar, Finiq ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 1 ha shkurre dhe ferra.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: qarqetvendizjarr
Pas

Tentoi t’i djegë shtëpinë dhe plagosi me thikë xhaxhain e tij në Elbasan, arrestohet 26-vjeçari

Para

Hidhet sot shorti i Ligës së Kampioneve, parashikohet një grup ”ferri”

Para
“La Vanguardia”: Shorti i Champions-it i manipuluar

Hidhet sot shorti i Ligës së Kampioneve, parashikohet një grup ''ferri"

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.