Ajo është vajza e dytë e familjes Hoxha, e cila prej disa muajsh është bërë nënë e një vogëlushi. E teksa shpeshherë ajo apo dhe motra e madhe, Lori Hoxha, ndajnë në mediat sociale momente me të afërmit, përfshirë dhe London e vogël, ajo sot ka postuar një moment të të atit në 9-vjetorin e vdekjes së tij.
Sara Hoxha ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Instagram” një video ku i ati, Dritan Hoxha, shfaqet duke buzëqeshur.
Këtë moment të të atit që ndërroi jetë më 23 maj 2008, ajo ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë përbri, duke e shoqëruar vetëm me një zemër, si për të lënë të kuptohet se nuk ka nevojë për fjalë për të përshkruar dhimbjen.
(XH.A/SHUPLAKA)