01:57 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë politikan i pranishëm në përkujtimore

12:44 | 15/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë politikan i pranishëm në përkujtimore

Kanë kaluar 9 vjet nga 15 marsi 2008, datë kur u shënua tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Ditën e sotme, familjarët e viktimave i janë drejtuar memorialit të ngritur në Gërdec, për të përkujtuar të afërmit e tyre që humbën jetën tragjikisht. Ajo që vihet re është se asnjë politikan apo zyrtar nuk është i pranishëm.

Sot pas nëntë vitesh, ata ndihen të zhgënjyer me kryeministrin Rama që premtoi se pas vendosjes në krye të qeverisë, çdo gjë do të ishte ndryshe. “Sipas Ramës, fajin e paskan gjykatat. E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet Vettingu.”,  janë shprehur ndër të tjera në letër ata.

9 vite më parë, një shpërthim përfshiu fabrikën e modifikuar me llamarina që shërbente për demontimin e armëve.

“Reuters” shkroi atëherë se spitalet u mbushën me të gjymtuar, të djegur dhe të tjerë do të dëmtoheshin nga grimca xhamash të thyer. Ditë zie kombëtare dhe protesta të shumta ndoqën ngjarjen e asaj kohe, duke bërë që ky shpërthim dhe pasojat e tij të merrnin prioritet në programin viziv ditor.

Pas kësaj ngjarje, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen nga posti. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “përgjegjësi morale”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramagerdecipolitikaneshperthim
Pas

Si u pasuruan 11 portale shqiptare me sulmet ndaj Hilari Klintonit (INVESTIGIMI)

Para

Si ra zjarri në Bibliotekën Kombëtare, publikohen VIDEOT

Para
Si ra zjarri në Bibliotekën Kombëtare, publikohen VIDEOT

Si ra zjarri në Bibliotekën Kombëtare, publikohen VIDEOT

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.