Prej disa orësh në zonën e Ardenicës në Fier ka rënë një zjarr i madh i cili po shfaros hektarë të rërë me pisha. Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Kujtojmë se rreth 90 për qind e territorit të vendit është nën rrezikun e zjarreve. Më problematike situata është në qarkun e Vlorës. Për shkak të terrenit të vështirë, dy helikopterë nga Greqia kanë operuar nga ajri për shuarjen e zjarrit, në një operacion që koordinohet në kohë reale me sallën e emergjencave civile. Edhe në fshatin Sllatinë, në Dibër një sipërfaqe e madhe pylli me pisha u përfshi nga flakët.
Sipas autoriteteve, në 90 për qind të rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post