90 kilogramë drogë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Droga është gjetur në vendin e quajtur ‘’Pylli i Fshatit Lekas’’. Autorët në momentin që janë pikasur nga policia janë larguar nga vendi.
Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e tyre. Ditët e fundit kanë vijuar të tjera operacione në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
DETAJET E POLICISË:
Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 90 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Më datë 29.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas” kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 13 thasë me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë 90 Kg. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.(E.K/SHUPLAKA)