18:57 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

90-vjeçari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, gjykatësi e fal për një arsye prekëse

18:59 | 12/12/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
90-vjeçari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, gjykatësi e fal për një arsye prekëse

“Caught in Providence” është një Gjykatë të Rhod Iland të Amerikës ku qytetarët gjykohen më ndryshe se zakonisht për rastet që përfshijnë trafikun, parkimin si dhe vepra të tjera penale.

Joe Upton, 90 vjeç, është gjobitur nga policia e trafikut për kalim të shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit, por ai e kishte një arsye për këtë. Po e dërgonte gruan e tij në spital, e kjo e ka prekur edhe gjykatësin i cili ia ka falur dënimin.

Gjykatësi Frank Caprio i cili e drejton “Caught in Providence” kur ka shqyrtuar rastin e 90-vjeçarit, ka treguar se ai po akuzohet se ka kaluar shpejtësinë e lejuar të të qarkullimit në zonën në të cilën ishte duke drejtuar veturën e tij.

Upton ka treguar se arsyeja e shpejtësisë ishte dërgimi i gruas së tij në spital.

“Po, unë isha duke e dërguar gruan time në spital, në Bulevardin Blackstone, dhe aty duhet të kthehesh djathtas. Pra më duket që kam shpejtuar pak, nuk e di. Nuk kam marrë gjobë në trafik për ndoshta 30 vite, nuk e di. Unë vetëm brengosesha çka mund të bëj me të”, ka treguar Upton, transmeton Express.

Gjykatësi Caprio e ka pyetur 90-vjeçarin sa vjeçe është gruaja e tij dhe sa kohë kanë të martuar.

“Gruaja ime është 87 vjeç. Jemi të martuarprej rreth 67 vitesh. Kemi tre fëmijë. Unë realisht shkoj edhe në palestër, a mund ta besoni këtë?”, ka thënë Upton.

Gjykatësi i ka treguar se e kishte kaluar limitin e lejuar për më shumë se tre kilometra në orë.

Ndërkaq me shaka, gjykatësi Caprio i ka thënë se do të dënohet me kusht dhe se duhet të paraqitet në gjykatë pas 20 vjetësh.

“Inspektori Quinn do të ju dënojë me kusht për 20 vjet.  Pas 20 vjetësh, ju do të ktheheni përsëri këtu”, i tha Caprio.

“Po, me siguri se do të vij. Në rregull, patjetër”, tha Upton me shaka.

Ndërkaq Caprio ia ka falur dënimin duke thënë se është i impresionuar se si ai kujdeset ende për bashkëshorten e tij, edhe pse në moshën 90-vjeçare.

“Ajo që më impresionon mua është se ai ishte duke e dërguar gruan në spital. Në moshën 90-vjeçare, ai ende po kujdeset për bashkëshorten e tij. Ata janë të martuar për më shumë se 60 vjet. Kjo është një histori amerikane e mrekullueshme. Paç fat zotëri, rasti shpallet i mbyllur”, përfundoi gjykatësi Caprio, duke e shpallur të mbyllur seancën.

 

Pas

“Më vjen t’ja fus pirunin në sy”, plas sherri mes moderatoreve: Ma ke sjellë në majë të hundës (Video)

Para

Plas mes shteteve të fuqishme, Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë: Brenda 7 ditëve duhet të largohen

Para
Plas mes shteteve të fuqishme, Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë: Brenda 7 ditëve duhet të largohen

Plas mes shteteve të fuqishme, Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë: Brenda 7 ditëve duhet të largohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.