Gjykata në Itali ka vendosur të dënojë me tre vite burg biznesmenin Italian Roberto Nudari 61-vjeç. Ai në një aksident me makinë ka vrarë një vajzë shqiptare 25 vjeç Besarta Beqiraj.
Ka qenë data 8 mars e vitit të shkuar kur Nudari përplasi për vdekje vajzën shqiptare. Ai është akuzuar për ‘’vrasje në rrugë’’ pasi aksidentet në Itali konsiderohen si vrasje. Ndërkohë që më pas ishte arratisur.
Duhet thënë se biznesmeni kishte ofruar 900 mijë euro që famija të tërhiqte padinë po ata nuk kishin pranuar. Nga ana tjetër avokati i familjes është shprehur se biznesmeni ka marrë një dënim më të ulët sesa meritonte.
Prokuroria kishte kërkuar 4 vite burg, por gjykata në fund ka vendosur 3 vite, ndërsa italianit i është hequr patenta për 36 muaj. (E.K/SHUPLAKA)