05:45 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

900 të burgosur lënë qelitë/ Zbardhen kategoritë që do të përfitojnë nga amnistia

14:07 | 30/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I japin leje për disa ditë, i dënuari nuk kthehet më në burg (EMRI)

Afro 900 të dënuar pritet që të lënë qelitë, për shkak se përfitojnë nga amnistia, e cila do të kalojë së shpejti në Parlament.

Projektligji për dhënie amnistie ështe hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe parashikohet që të përfitojnë nga amnistia, të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës që u mbetet për të vuajtur.

Në projektligj është parashikuar kategoria e personave që do të amnistohen përfshihen dhe të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim.

Po ashtu një tjetër kategori, që përfitojnë janë femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, ndërsa meshkujt, baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Amnistohen gjithashtu personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po cilat janë kategoritë e të dënuarve që përjashtohen nga amnistria. Ja çfarë parashikon projektligji.
“Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, apo ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve martesës ose familjes, nuk përfitojnë nga kjo amnisti”.

Në draft parashikohet se “Nuk përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve”.

Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.
Aktualisht projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar për mendim prokurorisë së përgjithshme dhe Ministrisë së brendshme.

Pasi këto institucione të japin mendimin e tyre, drafti kalon për diskutim ne qeveri dhe votim në Parlament. Nga amnistia e fundit që u dha në 2016, përfituan mbi 700 të dënuar.

Sipas projektligjit propozohet që të:
– Amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ.
– Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.
– Amnistohen personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.
– Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
– Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 87, në paragrafin e dytë, të nenit 88, në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108, 109, 110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal.
Por di qe lirohen ata qe jane denuar deri ne 3 vjet, burrat mbi 60 vjec, grate mbi 55 vjec, dhe nje pjese e atyre qe kur kane kryer krimin kane qene 18 vjec e poshte. (Per kete kategorine e fundit ka perjashtime, pra jo te gjithe. Ata qe kane kryer krime te renda nuk perfitojne). Perfitojne dhe ata qe ju ka mbetur vetem 2 vjet per te kryer.

Etiketa: amnistiaburg
Pas

Stresi lë me ‘’gojë hapur’’ Aldon, e telefonon nga burgu: Joooooooo… E ke seriozisht? (Video për mos t’u humbur)

Para

Përfshihen nga flakët 2 banesa tek “Shkolla e Kuqe”, 3 persona nxirren jashtë. Disa zjarrfikëse në vendngjarje

Para
Përfshihen nga flakët 2 banesa tek “Shkolla e Kuqe”, 3 persona nxirren jashtë. Disa zjarrfikëse në vendngjarje

Përfshihen nga flakët 2 banesa tek "Shkolla e Kuqe", 3 persona nxirren jashtë. Disa zjarrfikëse në vendngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.