Një 91 vjeçar nga qyteti i Krujës ka paralajmëruar se do të vrasë veten. Me t’u dëgjuar nga fqinjët ata kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë mbërritur në banesën e tij. Ata kanë sekuestruar në banesën e të moshuarit dy armë. I moshuari për shkak të moshës do të procedohet në gjendje të lirë.
Detajet e policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, më datë 22.01.2017, filluan proçedimin penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit:
N.P. 91 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm, më datë 22.01.2017, rreth orës 13:30, në gjendje depresioni, në banesë, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri.
Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se shtetasi i mësipërm nuk kishte kryer një akt të tillë (kishte bërtitur duke pohuar se do vetëvritej dhe e kishin dëgjuar komshinjtë) dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- një armë zjarri, Pushkë model 56, kalibër 7.62 mm;
- një automatik model 56 kalibër 7.62 mm;
- 111 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Shkaktimi i vetëvrasjes”parashikuar në nenet 278/2 dhe 99 të Kodit Penal.