Një 91 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. I moshuari i identifikuar me inicialet S.P., jetonte i vetëm dhe në trupin e tij janë konstatuar dëmtime.
Policia njofton se trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për të mësuar rrethanat e ngjarjes.
Informacion paraprak: Vlorë/ Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.