Grupi parlamentar i partisë Demokratike, ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme ku kanë prezantuar për mediat draftin paraprak që ata propozojnë për hartën e re territoriale.
Në draftin e PD-së, parashikohen 95 bashki, pra plot 34 njësi më shumë sesa janë aktualisht. Ndërkohë në draft propozohet edhe ndarja me 5 rajone nërang vendi.
Drafti i plotë i PD:
Objektivat e draftit të PD janë:
1. Rritja e përfaqësimit qytetar në vetqeverisjen vendore
2. Shkurtimi i distancës së qytetarëve me intitucionet e njesive vendore dhe shërbimet publike.
3. Krijimi I bashkive asimetrike në funksione dhe shërbime, si dhe në planifikimin e territorit.
4. Dyfishimi i financave vendore nëpërmjet ndarjes së taksave dhe shtimit të granteve.
5. Kthimi i zgjedhjeve të kryetraëve dhe llogaridhënies në cdo njesi administrative.
6. Përfaqësimi në Këshillin Bashkiak me këshilltar i cdo njësie administrative
Në përfundim:
Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:
1. Bashkia, niveli pare.
2. Rajoni (Qarku)
1. Bashkitë
– 95 Bashki asimetrike,
– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.
2. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.
Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore
a. Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
b. Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe 14 bashki me Kopetenca te kufizuara
Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.