Viti 2016 ka pasur plot 95 raste të trafikimit të qënieve njerëzore. Këtë shifër e bëri publike zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea në një intervistë për Ora News.
“Nga autoritetet britanike i janë referuar policisë shqiptare rreth 42 raste për tu verifikuar, nga këto 36 janë dekalrate të rreme, janë dy akoma duke u shqyrtuar. Pra këtu bëhet fjalë një mekanizëm që ne jemi duke bashkëpunuar me aturotietet përkatëse për ta zbuluar më thellë. Ne kemi kaluar nga lista e zezë dhe kemi një ulje të rasteve të trafikimit për 2016, janë 95 raste. Kanë qenë 109 në 2015 dhe kjo tregon një punë shumë të mirë.
Viktimat pajisen me kartën e shëndetit, kemi punësime 74 raste punësimi gjatë vitit të kaluar. Për herë të parë kemi ndihmën e strhëzave jo qeveritare. 24 është numri i punonjësve siociale që shteti jep për këto strehëza” tha Gjebrea.
Gjebrea ka sqaruar edhe sistemin e referimit të rasteve të trafikimit në Britaninë e Madhe.
“Ka një problematike në lidhje me Anglinë që e kanë thënë edhe autoritetet qoftë ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri apo autoritetet të ministrisë së Brendshme për mënyrën si është ndërtuar mekanizmi i referimit në Angli. Çdo person që vetdeklarohet si viktimë trafikimi futet në sistem dhe në këtë momemnT fillon numërimi. Brenda këtij sistemi mund të humbasin, hmbasin e kam fjalënm që mund të kalojnë nga një qendër në një qendër tjetër, mund të numërohet dy herë kërkon kohë të gjatë sa të sqrohet rasti dhe nga ana tjetër derisa të sqarohet status ii viktimës së mundshme të trafikimit për të qënë viktimë trafikimi do një kohë të gjatë” tha ajo.
Zv. ministrja Gjebrea tha gjithashtu se autoritetet shqiptare kanë ndihmuar gazetarët e BBC për të realizuar reportazhin për trafikimin e qënieve njerëzore që bëri këto ditë bujë nëpër mediat botërore dhe shqiptare me dëshmitë e dhimbshem të minoreneve të shfrytëzuara. (M.D/ Shuplaka)