Po mbahet sot ceremonia përkujtimore për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është shprehur shpresëplotë se ky vit do të jetë viti i plotësimit të një domosdoshmërie për komunitetin bektashian në Shqipëri, që është stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.
“Ngjarje historike! Në rrethanat e vështira, bektashianët u vunë në shërbim të saj duke sakrifikuar edhe jetën për të.
Kontributi vijoi deri në çlirimin e vendit e duke mos u ndalur deri në ndalimin e fesë në Shqipëri.
Përkujtojmë sot përvjetorit me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, takimi me Papa Franceskut dhe nisjen e detyrës nga Presidenti Trump, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit.
Për komunitetin tonë, mesazhe të tilla shihen si mesazhe të dërguar nga Zoti. Shpresojmë të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.
Shprehim mirënjohje qeverisë shqiptare dhe zotit Ramë që është treguar i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoshmërie, duke ofruar zgjidhje”, tha ai.