Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë të jenë edhe ditën e sotme në protestë, kërkesat e tyre janë shlyerja e pagës dhe nisja e punës sa më parë.
“Protestat tona janë prej 8 muajsh, duam shlyrjen e pagave tona që prej janarit, duam vazhdimësin e punës dhe shlyerjen e pagës. Duam përshpejtimin e punës. I bëjm thirrje kryeministrit që të përshpejtoj nisjen e punës.” shprehet njëri prej naftëtarëve.
Një pjesë naftëtarëve nuk janë paraqitur sot në protestë, shkak sipas kolegut të tyre është gjendja e vështirë e konomike.
“Borxhe dhe vetëm borxhe kemi marrë këto kohë, i kemi familjet në skamje.” u shpreh naftëtari.