Bashkia e Kukësit i jep fund problemeve në “Rrugën e Tregut” në këtë qytet. Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e unazës veriore të qytetit, ku infrastruktura e dobët krijonte mjaft vështirësi si për tregtarët ashtu edhe për qytetarët e Kukësit.
Mësohet se e gjithë unaza me gjatësi rreth 1.2 km, nga e cila do të zhvendoset edhe trafiku për mjetet e tonazhit të rënde, do të ketë parametrat e standardeve ndërkombëtare, me trotuare, ndriçim, kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza etj.
Bashkia e Kukësit e ka fituar këtë investimin prej rreth 97 milionë lekësh të reja Bashkia nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve – FZHR, i qeverisë shqiptare.
Kujtojmë se në këtë aks rrugor zhvillojnë aktivitetin qindra subjekte private dhe sipas tregtarëve dhe banorëve, rikonstruksioni i plotë i rrugës do të krijojë lehtësi, ndryshe nga deri më tabi që ka qenë komplet jashtë standerteve të një segmenti rrugor urban. (D.D/Shuplaka)