Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar një raport statistikor për veprimtarin e tij që nga periudha Shkurt 2018- Dhjetor 2019.
Në të dhënat e raportuara bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë shkarkuar nga detyra 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë/kandidatë për magjistratë.
Ndërkaq janë konfirmuar në detyrë 39 gjyqtarë, 46 prokurorë dhe 9 ndihmës ligjorë/kandidatë për magjistratë;
Po ashtu nga stastistikat bëhet me dije se sipas raporteve të ILDKPKI-së për 178 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 119 subjekte rivlerësimi dhe me probleme 59 prej tyre, ndërkohë që hetimi i kryer nga Komisioni ka dhënë rezultate të tjera: kanë rezultuar 80 subjekte pa probleme me pasurinë dhe 98 subjekte me probleme.
Nga raportet e DSIK-së për 152 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar të papërshtatshëm për
vijimin e detyrës 32 subjekte rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit rezultuan me
probleme 21 prej tyre.
“Komisioni i Pavarur i Kualikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 dhjetor 2019 ka dhënë 221 vendime.
- 94 vendime për konfirmimin në detyrë të 39 gjyqtarëve, 46 prokurorëve dhe 9 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;
- 83 vendime për shkarkimin nga detyra të 50 gjyqtarëve, 31 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;
- 19 vendime për ndërprerjen e procesit të 13 gjyqtarëve, 5 prokurorëve dhe 1 ishndihmës ligjor;
- 8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë;
- 16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 5 prokurorëve;
- 1 vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.”- thuhet ndër të tjera në raport.
(M.Q/Faxweb.al)