Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë për Jugun, Vasil Bedinaj, në një lidhje telefonike për FaxNews, ka reaguar në lidhje me shoqërimet e dhunshme të administratorëve të lokaleve dhe punonjësve të tyre që nuk kishin respektuar orën policore mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Teksa i cilësoi skenat si të shëmtuara dhe të dhunshme, Bedinaj tha se ato mund të ishin kursyer dhe mund të bëhej një shoqërim normal i personave që kishin lejuar muzikën pas orës policore.
Sipas Bedinaj baret dhe restorantet në shëtitoren e Vlorës do të jenë 99% të mbyllura ditën e sotme në shënjë proteste ndaj asaj që ndodhi, ndërkohë që ai kërkoi nga qeveria bërjen me detyrim të vaksinës për popullatën dhe hapjen e plotë të aktivitetit ekonomik pa kufizime për biznesin.
“Ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka qenë një shfaqje shumë e shëmtuar në një orar ku shëtitorja e Vlorës ishte e mbipopulluar me turistë vendas dhe të huaj.
Nuk jemi për të mbrojtur administratorët që nuk kanë ulur muzikën pas orës së lejuar. Jemi kundër asaj skene dhe shfaqjeje nga ana e Policisë së Shtetit, pasi mund të gjendej një mënyrë më paqësore për shoqërimin e të ndaluarve.
Gjithësesi nuk kemi fajësuar vetëm policinë e shtetit dhe të shfaqësojmë administratorët e bizneseve.
Reagimi jonë ka ardhur pasi janë arrestuar dy kamarierë. Ky reagim ka qenë mëse normal, paqësor, ku qindra admionistratorë janë mbledhur përpara komisariatit të Vlorës. Kanë qenë me qindra administratorë dhe pronarë lokalesh të cilët janë mbledhur për të negociuar lirimin e kamarierëve të cilët pas 12-orësh punë fizike mbahen me të padrejtë në polici.
Kemi kaluar mbrëmë një shfaqje shumë të shëmtuar. Nuk fajësojmë gjithë Policinë e Shtetit, pasi Vlora ka drejtues shumë të mirë, por efektivë të caktuar të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre.
E gjithë ajo skenë duhet të ishte eliminuar, incidente të tilla nuk duhet të ndodhin më.
Patjetër që muzika ka ndikuar në të ardhurat e bizneseve, qyteti i Vlorës ka qenë i gjallë deri në orët e para të mëngjesit. Ok ne kuptojmë pandeminë, po si ka mundësi që lejohen grumbullime masive gjatë ditës dhe gjatë natës jo.
I gjithë biznesi në të gjithë botën është mbështetur nga qeveritë e tyre dhe nuk po e ndjen siç e ndjen biznesi shqiptar. Nuk është se po ndëshkohen vetëm administratorët e bizneseve, por edhe të gjithë punonjësit e tyre në sektorin jetik të turizmit.
A nuk do të ishte më e lehtë dhe me më pak kosto ekonomike për biznesin nëse shteti do ta bënte të detyrueshme vaksinën. Pse mos të dalë një ligj që ta detyrojë popullatën e vendit në mënyrë që të hapet ekonomia dhe të
99% e bareve dhe restoranteve në Lungomaren e Vlorës janë mbyllur në shenjë protestë ditën e sotme. Rreth orës 2 do të ketë një takim me administratorët e bizneseve, ku do të vendoset për hapat që do të niqen më pas”, tha Bedinaj.